Macron vizitë të dytë zyrtare, fazë e re e miqësisë me Parisin! Franca jep mbështetje për në BE

Nga Arestina Skënderi
17 Maj 2025, 13:31 | Politikë

Macron vizitë të dytë zyrtare, fazë e re e

Kryeministri Edi Rama priti presidentin francez Emanuel Macron në vizitën e dytë zyrtare që ai zhvillon brenda pak muajsh në Shqipëri, një shenjë sipas shefit të Qeverisë shqiptare, marrëdhëniet mes Tiranës dhe Parisit kanë hyrë në një fazë të re miqësie e bashkëpunimi, të paparë më herët.

“Shumë mirënjohje për këtë shtysë të fortë nga ana e presidentit dhe republikës së Francës në marrëdhëniet me Shqipërinë që kanë hyrë në një fazë të re dhe të panjohur më pare, Shqipëria ka ende shumë për të bërë, sidomos në fushën e menaxhimit të mbetjeve, ku jemi në proces për ndërtimin e një strategjie të qëndrueshme, të lidhur drejtpërdrejt me negociatat. Franca është kampione dhe nëse arrijmë të kemi bashkëpunimin me ekselencën franceze, do të jemi të fituar në çdo drejtim”, u shpreh Rama.

Pasi e uroi edhe njëherë për fitoren, presidenti francez Macron nuk kurseu vlerësimet për kryeministrin Rama, duke e cilësuar bashkëpunimin me të si një fat për Shqipërinë dhe Evropën. Për Macron, synimi i Ramës për të mbyllur negociatat e anëtarësimit brenda 2027, është një realitet.

“Ju falënderoj për besimin që morët në zgjedhje, rizgjedhja juaj është shumë e rëndësishme jo vetëm për ju, por për të gjithë ne. Është ky mandat që do të na lejojë të vazhdojmë këto agjenda kaq ambicioze, të dëshiruar kaq shumë nga vendi prej shumë vitesh. Udha e Shqipërisë është e qartë drejt BE-së. Franca do jetë krah jush për t’i u shoqëruar në këto reforma, në mënyrë që meritat tuaja të njihen nga të gjithë dhe që agjenda të mbahet. Ju do mbani agjendat tuaja dhe ne do të mbajmë tonën, 2027-a nuk është një perspektivë, por një realitet”, deklaroi Macron.

Presidenti Emanuel Macron i është përgjigjur nga Tirana edhe kritikave  të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, sipas së cilës BE po jep mesazhe të gabuara për rajonin tonë, duke i hapur derën atyre që shkojnë në Moskë te Putini, teksa Kosova bllokohet.

“Udhërrëfyesi është i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun mes Beogradit e Prishtinë  BE kërkon avancime konkrete mbi zgjedhjet komunave që nuk kanë qenë të kënaqshme mbi çështjet e sigurisë. Duhet të dalë nga kjo përballjeje që bllokon situatën. Uroj që javën e ardhshme të fillojë dialogu me Prishtinën dhe Beogradin, sepse secili vend është përballur me vështirësi politike e sociale. Është e rëndësishme për gjithë rajonin. Mendoj që kërkesat janë legjitime nuk duhet të lëmë të vendoset një dialog i tërthortë”, tha presidenti francez.

Një ditë më parë Tirana priti 47 liderë europiane dhe 5 përfaqësues të lartë të institucioneve të BE në Samitin e Komunitetit politik Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos