Forcimi i tregut të përbashkët në tre sektorë kryesorë financë, energji dhe telekomunikacion janë hapa të domosdoshëm. Kështu u shpreh nga Tirana presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalës së tij në Forumin Ndërkombëtar për Iniciativën e Investimeve (FII). Sipas tij këta sektorë janë thelbësore për të ndihmuar Europën të përmirësojë kapacitetet e saj investuese dhe të arrijë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
“Ideja ime për Europën është që duhet të përfitojmë nga mundësia për të pasur strategji të qartë konkurruese duke vendosur investimet si përparësi kryesore dhe t’i bëjmë më të fuqishme, kjo është thelbësore. Ka raporte të mrekullueshme që e bëjnë të qartë atë që duhet të bëjmë, por kjo konkurreshmëri duhet të mbështet në thjeshtësi. Bashkë me Von der Leyen, Merz, kemi nxjerrë një deklaratë që angazhohemi për të thjeshtuar rregulloret për të sinkronizuar, për të thënë që janë jashtë tryeze. Pjesa tjetër është thellimi tregut të përbashkët. Pika jonë e fortë është që ka natyrisht miliona-miliona pjesëmarrës dhe nuk trajtohet ashtu nga sipërmarrësit, tregu i përbashkët po përfiton nga taksat që ne i vendosim vetes. Ne duhet ta trajtojmë këtë treg të përbashkët në tri sektorë kritike, telekomunikim, energji dhe financë. Nuk janë pjesë të tregut të përbashkët, por na duhet të ndërtojmë një treg të përbashkët për këto sektorë sepse është e rëndësishëm të kemi më shumë kapacitete që të investojmë. Besojmë që përveç faktit që ne të shfrytëzojmë tregun e përbashkët, na duhet të sinkronizojmë rregulloren për bankat dhe sigurimet dhe ti ndërkombëtarizojmë dhe kursimet, që të shkojnë në vendin e duhur dhe sektorin e duhur. Europa duhet të investojë, në mbrojtje, teknologjinë e gjelbër dhe IA. Këto tre fusha do kërkojnë shumë më tepër investime publike dhe private, na duhen financime të përbashkëta. Kur thashë duhet të bëhemi një fuqi, jemi në momentin e së vërtetës”.
Sipas Macron ajo që duhet të bëjë Europa është shmangia e luftës së brendshme.
“Duke iu referuar çka tha Edi për historinë e Trump, Evropa mund të arrijë pavarësi duhet të zgjedhim partneritetet tona dhe të shohim varësitë tona. Me krizën në Ukrainë u ekspozuan kostot. Pyetja është a do të bëhemi një fuqi e gjelbër e aftë, përgjigjja është Po, por kjo është një fazë e re e rrugëtimit europian. Duhet të shmangim luftën e brendshme në Europë”, tha Macron. (A2 Televizion)