
Ulsi Manja i ktheu përgjigje kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në foltore tha se Ergys Agasi, i akuzuar për pengmarrje nga SPAK, e kishte goditur me grushte ish-ministrin Manja.
"Sali, ktheje dhimbjen në forcë! Më thanë që më kishe qarë hallin dje në foltoren tënde buzë trotuarit. Të mirëkuptoj, Sali: kur më shumë lajm bën emri im dhe ty s’të ngjit më fjala, ke leje ta përdorësh emrin tim sa herë të duash. Për shpifje të rëndomta si kjo e “grushtave”, për përralla dimri, thashetheme pazari e kafenesh, për çfarëdo që t’i vijë mbarë moshës tënde", lexohet në postimin e Manjës në Facebook.
"Nëse emri im të ndihmon të bësh lajm më shumë se Ervin Salianji, përdore emrin tim, se si i thonë fjalës, një rrugë e dy punë: ti tretësh çdo ditë e më shumë politikisht, ndërsa mua më shtohen ndjekësit në politikë", shton Manja.
(A2 Televizion)