“Marrëdhënia Tiranë-Londër si një feniks që del nga flakët” ambasadori britanik: Shqiptarët kanë ruajtur traditat familjare

Nga A2 CNN
13 Maj 2026, 21:50 | Politikë

Ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Abbott ka vlerësuar shqiptarët që kanë ruajtur traditat familjare, pavarësisht ndryshimeve dhe sfidave të kohës. Në një intervistë ekskluzive në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai vlerësoi shqiptarët si këmbëngulës, mikpritës dhe të lidhur fort me familjen.

“Mendoj se shqiptarët janë këmbëngulës, janë vetëmjaftueshëm, kanë një traditë jo thjesht vetëm të mikpritjes, por mendoj të traditave familjare. Dhe çfarë kam vërejtur më shumë në dallimet me botën perëndimore, është që Shqipëria ka mbajtur një traditë të familjes që të jep një farë komuniteti të veçantë dhe duke parë jetën e Londrës apo të Mbretërisë së Bashkuar, të Perëndimit që jetojnë në zonat suburbane ku jeta është shumë e zënë, këto aspekte ekzistojnë, sepse Tirana është një qytet i veçantë me thënë të drejtën, por që në zemër të saj komuniteti dhe familja me të jep një siguri dhe qëndrueshmëri në jetën e përditshme”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Duke folur për marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, ambasadori theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve nuk kufizohet vetëm te çështja e emigracionit, por përfshin edhe sigurinë, institucionet dhe partneritetin ndërkombëtar.

“Nëse shikojmë historinë e marrëdhënieve tona, vetëm kohëve të fundit që marrëdhëniet shtet me shtet janë zhvilluar dhe sigurisht në këto 5-6 vitet e fundit është dominuar nga çështja e emigracionit, por realiteti është që ne tashmë kemi një partneritet me ministritë shqiptare, me agjencitë shqiptare, që ekzistojnë askund si kundër këtu në rajon dhe si ai feniksi që del nga flakët është pikërisht puna e ngushtë që kemi dhe sapo patëm dhe një takim në Londër me agjencitë tona ligjbatuese, me ministritë tona të brendshme dhe tuajën dhe kjo është pjesë e një bashkëbisedimi të vazhdueshëm që kemi. Marrëdhëniet tona nuk duhet të shihen vetëm këtu. Nëse shikojmë historinë, ne kemi historinë e individëve, veçanërisht nga Britania e Madhe që kanë vizituar Shqipërinë në këtë rajon. Kemi folur për Audre Herbert, për Edi Durhamin dhe Lord Bajronin. Këta janë njerëz të cilët ne i shikojmë si figura në këto marrëdhënie të tilla. Realiteti është që ka shumë shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Ata punojnë, kontribuojnë tek ekonomia, fëmijët e tyre shkojnë në shkollë dhe ata përdorin pikërisht doktorin në vend dhe votojnë pikërisht në zgjedhjet lokale atje. Dhe në fakt kjo është shumica e diasporës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Po ka çështje me minoritetet. Po ka çështje dhe probleme përsa i përket krimit të organizuar, trafikimit dhe këto i dimë shumë mirë, sepse kanë qenë shumë prezente në media kohëve të fundit. Por mendoj si kundër edhe ambasadori juaj në Londër edhe unë këtu, ne kemi një përgjegjësi për të shpjeguar që marrëdhënia është më tepër se kaq. Dhe çfarë unë shpresoj për aq kohë sa jam këtu është që të vazhdoj ta zgjeroj këtë marrëdhënie”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

 Ai nënvizoi mbështetjen e Londrës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Problematikat janë sfiduese, nuk janë të thjeshta dhe në të vërtetë për të gjithë këtë botën që jetojnë që është sot globale, sfidat nuk janë të lehta për t'u zgjedhur, por puna jonë me Shqipërinë është si partner dhe ka shumë pak kohë që unë duhet të ndërhyj si ambasador për të zgjidhur ndonjë çështje. Sepse siç e them për shumicën e kohës ne punojmë së bashku jo thjesht vetëm mbi çështjet e vështira, por e shikoj edhe tek kombet e bashkuara, e shikoj brenda NATO-s. Ne jemi mbështetës të plotë të Shqipërisë që të jetë anëtar i BE-së dhe interesi ynë si Mbretëri e Bashkuar është që ju të jeni anëtar e BE-së më shumë se çdo gjë tjetër. Pra, kemi një objektiv të përbashkët dhe mendoj si Mbretëria e Bashkuar, ne mund t'ju mbështesim”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos