Deri në fund të vitit nuk do të flitet më për Lindje të Mesme, por të flitet për Azinë Perëndimore. Këtë parashikon të ndodhë ish-ambasadori Roland Bimo pas vizitës zyrtare të presidentit amerikan në Kinë, rezultatet e së cilës sipas tij pritet të shihen në muajt në vijim.
“Kam përshtypjen që rezultatet e vizitës së të enjtes dhe të premtes nuk do të jemi në gjendje t'i lexojmë dot menjëherë dhe do të presim të paktën një dy muaj derisa të shikojmë se çfarë realisht ka ndodhur, çfarë realisht është arritur gjatë këtyre bisedimeve. Sepse për momentin kam përshtypjen do ketë goxha pakënaqësi, sepse pritshmëria është shumë e lartë dhe ajo që do arrihet imediate do të ishte do të jetë shumë pak. Po pas një dy muajsh do shikojmë se si do jenë përshtatur interesat kineze dhe amerikane me njëri-tjetrin në raport me sa po zhvillohet në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë. Deri në fund të vitit nuk do të flitet më për Lindje të Mesme, por të flitet për Azinë Perëndimore, sepse kjo zonë ku ka konflikt sot quhet Lindje e Mesme parë nga Londra dhe nga Ëashingtoni. Pra është Lindje e Mesme. Ndërsa parë nga këndvështrimi siç ka qenë përpara dominimit të botës nga Perëndimi ka qenë Azi Perëndimore dhe ka shumë të ngjarë që të ketë një rikthim”, tha Bimo në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas tij, Kina pritet të ketë një rol të ri në rendin global, jo si shtet i izoluar, por përmes organizatave si BRICS, në një ekuilibër të ri ekonomik dhe politik me SHBA-në. Ai tha se mund të ketë edhe zhvendosje të ekuilibrave financiarë globalë, ku krahas “petrodollarit” mund të forcohet edhe ndikimi i “petroyenit” në tregjet e energjisë.
“Kina një rol të ri. Por ky rol i ri i Kinës nga sa kuptoj unë, nuk do të jetë shtet nacional kinez. Këtu do të jetë në kuadrin e organizatave siç është BRICS, që do të ketë një funksion disi më integrues në të ardhmen dhe që do të koordinojë interesat edhe të Shtetit të Bashkuara të Amerikës edhe të Kinës përmes kësaj organizate dhe bëhet fjalë për një ekuilibër të ri të shitjes së naftës që del nga gjiri. Pra do të ketë një ekuilibër Petro yen dhe petro dollar. Në qoftë se deri tani ka qenë e dominuar nga përcaktimi i çmimeve të naftës në dollar, ndoshta në të ardhmen mund të ketë një komponent pak më të ndjeshëm të yenit në vendosjen e çmimit të naftës. Pra do ketë një kombinim të këtyre dyve”.
(A2 Televizion)