Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen për emigrantët të dakordësuar mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane duke i hapur rrugë diskutimit të saj në Parlament.
Gjithashtu ekzekutivi miratoi edhe protokollin, ndërmjet dy qeverive për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit. Për t’i dhënë fuqi marrëveshjes së firmosur nga Rama dhe Meloni në Romë për ndërtimin e kampit të emigrantëve në Gjadër me kapacitet 3 mijë persona si dhe përdorimin e Portit të Shëngjinit si port zbarkimi, duhet të ratifikohet në Parlament me të paktën 71 vota. (A2 Televizion)