“Mbajeni kryeministrin, po katër kërkesat e tjera plotësojini”, debat Denaj-Nurellari për pikat e protestuesve

Nga A2 CNN
25 Qershor 2026, 22:01 | Politikë

Deputetja e Partisë Socialiste, Anila Denaj, dhe politologu Adri Nurellari debatuan mbi 5 kërkesat e protestuesve.

Debati në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:

Denaj: Cilat janë kërkesat?

Nurellari: Kërkesat janë publike.

Denaj: Kërkesat fillohen ndryshe.

Nurellari: Mbaroni katër të tjerat ju, të pestën mos e zgjidhni. Mbajeni kryeministrin, po katër të tjerat zbatojini.

Denaj: Jo, nuk jam duke mbrojtur thjesht kryeministrin. Jam duke mbrojtur legjitimitetin institucional, të atyre që janë instrumenta të njohur me Kushtetutë, për të cilat është votuar një vit më parë. Këtë jam duke mbrojtur. Protesta do një produkt që është efiçent dhe nëqoftëse nisi me mjedisin dhe nisi për Zvërnecin, atëhere pyetja do të ishte një dhe vetëm një: A ka projekt mjedisi ky projekt? A ka një studim fizibiliteti për mjedisin ky projekt? Dhe po ju them atë që di. Si kryetare e këtij komisioni, për të cilin ministri përgjegjës i Mjedisit ka raportuar dhe ka thënë: “Jo, nuk ka”. Në momentin që vjen, sepse është duke u bërë nga një nga studiot më të rëndësishme të kontraktuara nga privati, i cili është në një marrëdhënie me privat për çështjen e pronës, do të vijë dhe diskutohet. A duhet ky raport të jetë publik? Për mendimin tim, po. Por, sot nuk është. Ajo që dimë është që në përgjithësi, nga studimi paraprak i bërë do të shtohen 25% sipërfaqe e gjelbër dhe nuk do të preket asgjë në pjesën shtetërore. Është vetëm pjesa e pronës private. E megjithatë, edhe në pjesën e pronës private ti nuk ke të drejtë të prishësh ekosistemin, pavarësisht në çfarë kategorie je dhe për këtë duhet raporti mjedisor. Në një moment që protestuesit e nisur me këtë objektiv në ditën 1 deri në ditën 5 të mbledhjes marrin një përgjigje, ky është një kanalizim institucional. Çështje të tjera që lidhen me ekonominë apo me inflacionin apo me pensionistët me komisionet përkatëse. Pra, kjo duhet kanalizuar për të mos ngelur e përgjithshme apo pastaj për t'u keqpërdorur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos