
Partia Demokratike ka krijuar një grup avokatësh që do të ofrojnë asistencë dhe mbështetje ligjore për protestuesit studentorë që shoqërohen, ndalohen apo arrestohen për shkak të pjesëmarrjes në protesta.
Përmes një njoftimi, Sekretariati për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore i PD-së bëri të ditur se grupi i avokatëve do të jetë në dispozicion 24 orë në 7 ditë, për të garantuar mbrojtjen ligjore të protestuesve.
Asistenca do të ofrohet pranë organeve të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave, me synimin për të garantuar respektimin e të drejtave të protestuesve dhe zhvillimin e procedurave në përputhje me legjislacionin në fuqi.
NJOFTIM
Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, njofton krijimin e një grupi avokatësh, të cilët janë në dispozicion 24 orë në 7 ditë, për të ofruar asistencë dhe mbështetje ligjore për çdo protestues që shoqërohet, ndalohet apo arrestohet në lidhje me pjesëmarrjen në protestat studentore.
Grupi i avokatëve do të ofrojë asistencë ligjore pranë organeve të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave, me qëllim garantimin e të drejtave ligjore të çdo protestuesi dhe mbrojtjen e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Grupi i avokatëve përbëhet nga:
Marash Logu
Eda Grimci
Adriana Kalaja
Franc Nuri
Shaqir Manjani
Besart Logu
Ledio Nuraj
Çdo protestues që ka nevojë për asistencë ligjore mund të kontaktojë në çdo kohë në numrin:
???? 067 482 5149
Partia Demokratike dhe Sekretariati për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore ritheksojnë rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të protestuesve, si dhe të garantimit të procesit të rregullt ligjor për çdo qytetar që përballet me procedura policore apo gjyqësore. (A2 Televizion)