Ka mbërritur në Vlorë, baza e parë materiale në funksion të zgjedhjeve të 11 majit. Automjetet e ushtrisë, kanë sjellë dokumentacionin si dhe materialet e para. Të parat që kanë mbërritur janë materialet e dhomave të votimit. Në ditët në vijim do të vijohet me dokumentacionin e plotë si dhe kamerat e sigurisë të qendrave të votimit dhe në fund ngarkesa me kutitë e votimit. Në ditët në vijim do të mbërrijnë edhe kamerat që do të instalohen në ambientet e KZAZ, të cilat do të përdoren për numërimin e fletëve të votimit.
Zonat e Administrimit Zgjedhor ngrihen dhe funksionojnë për çdo lloj zgjedhjeje dhe referendumi. Juridiksioni territorial i ZAZ-ve, si rregull, është i njëjtë me territorin administrativ të bashkisë. Bashkitë që kanë më shumë se 80 mijë shtetas me të drejtë vote ndahen nga KQZ-ja në më shumë sesa një Zonë të Administrimit Zgjedhor.
Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ) është komision që funksionon si organ kolegjial dhe krijohet jo më vonë se 90 ditë para datës së zgjedhjeve. KZAZ përbëhet nga 7 anëtarë dhe 1 sekretar. Bashkia e Vlores ka gjithësej 4 komisione zonale të administrit të zgjedhjeve, aq sa ka patur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.
Por ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ka vetëm një ndryshim, që lidhet me ndryshimin e numrave të KZAS dhe kjo ka ardhur për shkak të spostim lëvizjeve dëmografike. Kështu Bashkia e Vlorës ka Komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve 85, 86, 87, 88. (A2 Televizion)