Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale, pasi shorti i KQZ ka caktuar koalicionin "Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore" të renditet i pari në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Metës, kjo aleancë do të dalë e para dhe në zgjedhje me një fitore plebishitare.
“Koalicioni ynë, "Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore", starton garën me numrin 1.
Koalicioni ynë del po i pari më 11 Maj me një fitore madhështore!
Më 11 maj fitorja plebishitare fillon nga Tirana dhe do të përqafojë të gjithë Shqipërinë si një flamur madhështor shprese”, shkruan Meta. (A2 Televizion)