Vendimi i fundit i qeverisë për mbylljen Tik Tok ka ngjallur reagime nga kundërshtarët politkë se nuk ka ardhur për të mbrojtur fëmijët, por për qëllime elektorale. I pyetur mbi këto akuza, nëse ky vendim vjen nga frika e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet elektorale të 2025-ës, sikurse ndodhi në Rumani, Rama u përgjigj:
“Nuk e ndryshojmë dot tjetrin. Nuk e kam në kulturën time që t’i them dot dikujt që ti ke bërë këtë se ke pasur në mend këtë, pa pasur asnjë provë. Unë e po e thashë që ti ke bërë këtë, duhet të kem një provë të vetme, ose pastaj debatojmë me opinionet e tjetrit. Me faktet nuk bëj luftë. As nuk e luftoj tjetrin duke ia paraqitur opinionet e mia si fakte”.
Pas gati një muaj konsultimesh me prindër të nxënësve, kryeministri Edi Rama njoftoi më 21 dhjetor mbylljen me një vit të platformës Tik Tok. Ky vendim erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën Fan Noli nga bashkëmoshatari i tij.
Në konferencën e fundvitit me gazetarët kreu i qeverisë sqaroi se do të duhen të paktën 6 javë për të venë në zbatim vendimin, i cili do të jetë në fuqi për një vit.
(A2 Televizion)