Berisha zbulon biletën e kthimit të Veliajt: SHBA të bëjë gjithçka për kthimin e tij në Tiranë, nëse kërkon azil politik

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2024, 12:40 | Politikë

Berisha zbulon biletën e kthimit të Veliajt: SHBA të

Sali Berisha ka zbuluar bletën e kryebashkiakut Erjon Veliaj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në biletën e publikuar nga kreu demokrat kthimi i kryebashkiakut të Tiranës në 17 janar dhe jo pas ditësh, sikurse kishte deklaruar. Për Berishën, Veliaj po përdor ndërkombëtarët për të marrë statusin e azilantit politik, me pretekstin se po persekutohet nga ai.

“Ligësia e tij ekstreme është kjo; po mbush komunitetin ndërkombëtar se po persekutohem nga Sali Berisha. E gjitha kjo për të marrë statusin e azilantit politik. E ka kërkuar apo jo këtë nuk mund ta them. Në deklaratë tha që do kthehet për dy ditë, (do kthehej sot). A ka marrë kontakte me vendet në Amerikën Latine apo vendet nordike, nuk di. Merrem se nuk më ka pëlqyer skema banale e përdorur. Ik i thotë mbathja! Metën e zvarrit në mes të rrugës pa asnjë akuzë konkrete, kurse këtij me akuza që rëndojnë deri në 25 vjet burg derisa ti nuk përcakton masë sigurie. Një gjë është e sigurt që ky është pas Edi Ramës hajduti më i madh i Shqipërisë, Ballkanit dhe më gjerë”.

Berisha i bëri thirrje organeve ligjzbatuese në SHBA që të marrin çdo masë për kthimin e tij në Shqipëri.

“I bëj thirrje organeve ligjzbatuese të SHBA që të bëjnë gjithçka për kthimin e tij në Tiranë nëse tenton të kërkojë azil politik. Nuk mund të përdorë SHBA për akte të tilla fuxhitive. Kë do takojë ai? SHBA të marrin çdo masë për kthimin e tij në Shqipëri nëse tenton të devijojë fluturimin apo të zgjasë kohën e qëndrimit”.

Berisha zbulon biletën e kthimit të Veliajt: SHBA të (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos