“Mbyllja e TikTok, krim elektoral”, Çollaku: Ramën e ka kapur frika

Nga A2 CNN
15 Mars 2025, 21:13 | Politikë

“Mbyllja e TikTok, krim elektoral”, Çollaku: Ramën e ka

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku e cilëson një krim elektoral vendimin e qeverisë për të mbyllur TikTok pak ditë përpara nisjes së fushatës zgjedhore.

I ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin, Çollaku shtoi se Ramën e ka kapur frika për këto zgjedhje dhe këtë e tregoi dhe në numrin e madh të policëve që kishte angazhuar në një protestë paqësore të të rinjve.

“Ishte një thirrje e Berishës që ftoi të rinjtë për protestë. Nuk ishte protestë politike, aq më pak e koalicionit. Rruga e Elbasanit ishte e mbushur me makina policie, sikur kishte luftë civile. Ishin disa të rinj që protestonin kundër mbylljes së TikTok. Kaq e thjeshtë. Pjesëmarrja e PD ishte mbështetëse. Mbyllja e TikTok nuk është një akt censure, është një krim elektoral. Është një mbyllje goje për opozitën dhe qytetarët. Në raportet e vëzhguesve do të cilësohet e tillë. Oponenca qytetarë nuk mund të pranohet me një akt të tillë. Po e nis fushatën me një krim elektoral”, tha Çollaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos