“Rama, armik i fjalës së lirë”, ironia Boçit: Kryeministri kërkon ta edukojë, por pse një vit?

Nga A2 CNN
15 Mars 2025, 19:27 | Politikë

“Rama, armik i fjalës së lirë”, ironia Boçit:

Deputetët demokratë e cilësojnë mbylljen e rrjetit social TikTok një akt censure nga ana e qeverisë që vjen disa ditë përpara nisjes së fushatës elektroale.

Për Flamur Nokën, Rama do të mbahet mend në histori si armik i fjalës së lirë.

“Rama po bën censurë. Cfarë do të bëj do të mbetet në histori si armiku i fjalës së lirë dhe armiku i shqiptarëve”, tha Noka.

Në të njëjtin mendim ishte dhe Luçiano Boçi i cili ka dhe disa pyetje drejtuar kryeministrit Rama.

“Po e mbyll përpara fushatës. Rama kërkon të edukojë TikTok? Përse nuk ndodh si në vendet e tjera ku aplikohen filtrat në platformë kundër dhunës”, tha Boçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos