
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sfidoi edhe një herë tjetër kryeministrin Edi Rama që të përballet me të në sallën e gjyqit për çështjen “Partizani”. Pasi doli nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë ndaj tij, Berisha
“Bëhu burrë edhe hajde në sallë të gjyqit. Përndryshe, në qoftë se nuk ta mban, urdhëro të zgjidhni studio televizive, jam gati në debat, dhe atëherë të konsideroj tërheqjen e kërkesës për të dëshmitar, përndryshe absolutisht jo, do vijë dëshmitar në sallën e gjyqit. Do vijë si një delinkuent. E di, vjen si i dënuar. Faktikisht, parashkrimi është parashkrim, por vepra penale thotë aty ka kryer vepër penale thotë gjykatësi”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.
Sipas Berishës, Rama pasi i ka dhënë të gjitha lejet dhe pasi ka filluar ndërtimi nga viti 2010, ka marrë vesh se njëri nga pronarët është Jamarbër Malltezi, dhe ka nisur policinë për të bllokuar punimet. “Pronarët, ndërtuesit, kanë shkuar në gjykatë. Vendimi ishte i marrë, nuk mund të anulohej, dhe kanë vendosur heqjen e bllokimit. Edhe me kaq Edi Rama nuk e ka zbatuar. Ka vazhduar ta bllokojë. Atëherë me vendim të prerë të Gjykatës së Apelit, Edi Rama është gjobitur 320.000 euro, dhe i ka paguar. I ka paguar 320.000 euro. Dhe para tre vitesh Gjykata e Apelit ka konstatuar se Edi Rama ka kryer vepër penale. Ka kryer vepër penale. Por ka deklaruar se është parashkruar kjo, i ka kaluar afati i dënimit. Pra është delinkuent”, shtoi Berisha.
“Tani, a do ballafaqohet ai me mua, nuk ka ku të shkojë. Sepse paraqitja në gjykatë si dëshmitar është absolutisht i detyrueshëm dhe shih kodin çfarë thotë. Natyrisht, ai do përpiqet dhe ka filluar që tani ka krijuar një këshill aty në, ka krijuar një këshill mashtruesish në Kryeministri se si ta kapërcejë këtë, por nuk e kapërcen dot dhe ajo do jetë, do jetë përballja e shekullit”. (A2 Televizion)