Sërish paqe në Kuvend. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike bashkuan votat për miratimin e rregullores së re, ku në sallë u ngritën 100 kartona jeshil dhe e cilësuar atë si një fitore të parlamentarizmit dhe bashkëpunimit politik. Gazment Bardhi tha se kompromisi ishte detyrim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Taulant Balla ftoi opozitën për marrëveshje të tjera.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike bashkuan sërish votat në Kuvend. Rregullorja e re e Kuvendit pas shumë debateve dhe propozimeve nga të dy palët u miratua në përfundim të seancës maratonë me 100 vota pro dhe 1 kundër, ku nga të dyja palët u vlerësua si një fitore e parlamentarizmit.
Relatorët e rregullores së re në frymën e bashkëpunimit i thurën elozhe jo vetëm njëri-tjetrit por të gjithë deputetëve.
Për Gazment Bardhin kompromisi i arritur me socialistët ishte detyrim nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa Taulant Balla e ftoi për marrëveshje të tjera.
Por jo të gjithë ishin të gëzuar me këto ndryshime. Bujar Leskaj nga Partia Demokratike dhe Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë shprehën kundërshti, por votën kundër e dha vetëm ky i fundit.
Bashkimi i votave mes PS dhe PD bëhet për herë të dy brenda dy javës, pasi në seancë ne shkuar me konsensus u miratua dhe rezoluta për integrimin në Bashkimin Evropian. (A2 Televizion)