"Merr vesh më shumë se unë nga politika italiane", Meloni-Rama shkëmbejnë batuta në Samitin e Komunitetit Politik

Nga A2 CNN
18 Korrik 2024, 15:37 | Politikë

Liderët evropianë kanë lënë diskutimet për punë për një moment dhe janë filmuar teksa bënin shaka me njëri tjetrin në Samitin e Komunitetit Politik që po mbahet në Woodstock, Oxfordshire.

Siç shihet edhe nga pamjet, vëmendja e liderëve është e fokusuar te kryeministri Edi Rama homologia italiane Giorgia Meloni, dhe kryeministri hungarez Viktor Orban.

Meloni mund të dëgjohet teksa u thotë liderëve të tjerë në tryezë se kryeministri Rama, “merr vesh më shumë se ajo nga politikat italiane.

-Meloni: "Ai i njeh politikat europiane më shumë se unë. Në disa raste është ai që mi shpjegon politikat italiane. Është thuajse italian.”

-Rama: "Kjo sepse më duhet t’i studioj të dyja palët. Kjo studion vetëm kundërshtarët," përgjigjet kryeministri Rama teksa në sallë shpërthejnë të qeshurat 

Udhëheqësit e Bashkimit Europian nga Danimarka në Maltë u mblodhën për të diskutuar rreth emigracionit, në vazhdën e punimeve që po bëhen në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Në Pallatin Blenheim, liderët pritet gjithashtu që të diskutojnë sigurinë energjetike dhe ruajtjen e demokracisë.

Komuniteti Politik Evropian është një iniciativë e presidentit francez Emmanuel Macron dhe u krijua pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos