“Mesazh force nga Trump”, Pedagogu: Ja pse SHBA po sjell një gjeneral në Tiranë

Nga A2 CNN
20 Maj 2026, 21:41 | Politikë

I nominuari i Donald Trump si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt, prezantoi prioritetet e tij në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan, në pritje të konfirmimit në detyrë.

Lidhur me këtë zhvillim foli në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, pedagogu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Petrit Nathanaili.

Ai e interpretoi emërimin e një ushtaraku në Tiranë si një sinjal force dhe një mesazh të qartë gjeopolitik nga administrata Trump. Sipas tij, emërimi i figurave ushtarake në poste diplomatike lidhet kryesisht me çështjet e sigurisë dhe interesat strategjike të SHBA-ve.

Prezantimi është klasik, i një ushtaraku i prerë, shkurt, saktë. Ato qëndrimet e qeverisë amerikane që kanë të bëjnë me Shqipërinë, ndoshta edhe më gjerë. Caktimi i një ushtaraku, gjithnjë më shkon në mendje kur për herë të parë amerikanët vunë në DASH, George Marshall, pas luftës së dytë botërore. Ishte një mesazh force. Mesazh i një politike force, qëndrimi të prerë dhe të ashpër ndaj kundërshtarëve, në atë rast Bashkimit Sovjetik. Gjithnjë kur emërohen në të tilla poste ushtarakë, mesazhet janë të tilla që politika e SHBA-ve, ka të bëjë me një qëndrim të prerë dhe të fortë, në çështje të sigurisë dhe gjeopolitikës. Interesat ekonomike dhe të tjerat janë sekondare, edhe pse ambasadori foli për sigurinë e firmave amerikane. Ai e tha për të luftuar krimin e organizuar, është ndërkombëtar, trafiqet e drogës, etj. etj. Përdorimi i Skënderbeut në fjalim është për të krijuar një afinitet me vendin dhe me simbolet kombëtare të vendit pritës, për të përkëdhelur pak edhe sedrën tonë kombëtare, që është një figurë që njihet dhe vlerësohet”, u shpreh pedagogu.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos