Mesazhi i fortë i BE-së për Nikollën: Parlamenti rol kyç për debatin dhe reformat e integrimit

Nga A2 CNN
22 Janar 2024, 17:21 | Politikë

Mesazhi i fortë i BE-së për Nikollën: Parlamenti rol

Parlamenti luan rol të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE përfshin debatin dhe miratimin e reformave të rëndësishme konsensuale. Kështu është shprehu ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Sivio Gonzato, gjatë një takimi me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

“Parlamenti luan rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, dhe është pika kyçe për jetën demokratike të një vendi. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u dakordësua me mua se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, që gëzon mbështetje ndërpartiake dhe popullore - përfshin debatin dhe miratimin e reformave të rëndësishme konsensuale.

Në një postim rrjetet sociale ai thekson nevojën e funksionimit normal të parlamentit për rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Një parlament që funksionon mirë, është thelbësor që Shqipëria të ruajë ritmin në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Evropa është këtu për të mbështetur parlamentin në këtë drejtim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos