Presidenti Bajram Begaj përcolli urimin e tij për vitin 2025, ku krahas fjalëve të zakonshme, një mesazh kishte edhe për klasën politike, duke nënvizuar se zgjedhjet e ardhshme janë një test për të treguar që kemi mësuar nga gabimet e të shkuarës.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli urimin e tij për vitin 2025. Në një video-mesazh, Kreu i Shtetit vlerësoi arritjet e Shqipërisë në vitet e fundit, duke nënvizuar se 2025 kërkon nga shoqëria, por edhe politika, më shumë pjekuri për miratimin e reformave që do ta përgatisin vendin për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian.
Reformat bëhen nga politika dhe nga politika Kreu i Shtetit kërkoi më shumë pjekuri në vitin zgjedhor.
Në mesazhin e tij, Presidenti u ndal edhe te largimi i të rinjve nga vendi, duke i ftuar që mos të harrojnë lidhjet me Shqipërinë.
Urimi i Presidentit shkoi edhe për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për një vit më të begatë. (A2 Televizion)