Meta hesht për SPAK, zgjidhet president i PL, largon Kryemadhin nga strukturat

Nga Fjorela Beleshi
27 Prill 2024, 19:09 | Politikë

Për të themeluar partinë e re, tashmë si president, Ilir Meta mbërriti para se të niste konventa e Partisë së Lirisë për të parë nëse puna organizative ishte bërë siç duhej. Pakënaqësitë ndaj stafit të tij nuk i fshehu as kamerave, për një status në facebook që fjala “flamur” nuk ishte shkruar siç duhej.

Për të larguar bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese të partisë Ilir Meta miratoi ndryshimet në statut duke i dhënë fund nepotizmit. Këtë vendim e arsyeton me pengmarrjen, por pa e sqaruar kush ka marrë peng kë. 

Vetë Monika Kryemadhi, e cila mbërriti në Konventë me dy të besuarit e saj, por të akuzuar nga kreu i partisë shprehu keqardhjen për vendimin e Metës, por përjashtoi fraksionin duke kthyer në vëmendje familjen dhe surprizat.

Reflektimi i vetëm i Ilir Metës përpara anëtarëve të Konventës kishte të bënte vetëm më “amnistinë” e akuzave ndaj SPAK. Në një fjalim mbi 90 minuta nuk përmendi asnjë fjalë për Altin Dumanin, por shënjestrën politike ia drejtoi Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

I hapur ishte për ata që kanë bërë gabime, ndërsa i mbylli derën tradhtarëve. Ua bëri të qartë se kush do të rri me Ilir Metën nuk duhet ta kundërshtojë atë.

Me lëvizjet e fundit dhe ndryshimet në statut Meta arriti të largonte nga strukturat drejtuese Kryemadhin, Braimllarin dhe Gurin, por nuk lejoi ish-kryetaren e ish-LSI t’ia pamundësonte punën në parti njerëzve të tij të besuar që janë zhvendosur nga presidenca në PL.

Këtë propozim Meta ia rrëzoi, por i pranoi mbështetjen me 50% të buxhetit të partisë për gratë kandidate në fushatë zgjedhore. Ky divorc politik, nuk u pasqyrua në fletën e votimit, pasi bashkëshortja bëri detyrën e saj duke votuar si President të Partisë së Lirisë Ilir Metën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos