S’ka surprizë! Meta zgjidhet president i Partisë së Lirisë me 690 vota! Erisa Xhixho, zv.presidente

Nga A2 CNN
27 Prill 2024, 19:33 | Politikë

S’ka surprizë! Meta zgjidhet president i Partisë së

Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë. Në Konventën e zhvilluar këtë të shtunë, ai mori 690 vota e ndërsa kundërshtari i tij Faik Basha vetëm 27 vota.

Asnjë surprizë nuk pati as në rolin e zv.presidentes. Në këtë post do të jetë besnikja e tij, Erisa Xhixho, e cila arriti të merrte 680 vota.

"Në votim kanë marrë pjesë 727 delegatë gjithsej. Nga procesi transparent i numërimit të votave, rezultoi se: Në votimin për Presidentin e Partisë së Lirisë, morrën pjesë 727 delegatë, nga të cilët 27 votuan pro kandidatit për President, z. Faik Basha dhe 691 votuan pro kandidatit për President të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj. 5 fletë votimi rezultuan të dëmtuara dhe 4 të pavlefshme. Nga rezultati, Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë, shpall fitues për postin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj. Në votimin për Zëvendes President të Partisë së Lirisë, morrën pjesë 727 delegatë dhe pas numërimit transparent rezultuan se pro kandidaturës së znj.Myrvete Asqeri votuan pro 25 delegatë, pro kandidaturës së znj. Miranda Rira kanë votuar pro 50 delegatë dhe pro kandidaturës së znj.Erisa Xhixho kanë votuar pro 637 delegatë.   10 fletë votimi rezultuan të pavlefshme dhe 5 të dëmtuara. I urojmë suksese Presidentit të zgjedhur të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj dhe Zëvendes Presidentes të Partisë së Lirisë, znj. Erisa Xhixho", thuhet në njoftimin e PL.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos