
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u kërkoi deputetëve të opozitës të vendosin nëse do marrin apo jo pjesë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale. Deklaratat e Ballës vijnë pasi PS paralajmëroi se nëse opozita nuk merr pjesë atëherë do të shkohet drejt ndryshimit të formulës, duke marrë drejtimin dhe shumicën e komisionit. Balla vuri në dukje se nëse opozita merr pjesë atëherë s’ka nevojë të ndryshohet formula.
“Më komunikuan mbrëmë që ju jeni tërhequr nga bojkoti. Këtë haber na keni sjellë dje, shoh sot që jeni tërhequr nga ajo që thatë dje. Këta s’janë tërhequr nga bojkoti. Jeni aq kakofonik sa që për një çështje çoheni dy veta! Në rast se na thoni ne do vijmë në mbledhjen e komisionit...Nuk bëhet dot mbledhja e komisionit me 8-të, se 8-të është gjysma e 16-ës, dhe ju ka lënë Luli pa shkollë dhe 8-ta e do edhe një që të jetë më shumë se gjysma. Nëse ju vini s’ka nevojë ta ndryshojmë. Do presim deri në darkë që t’u vijnë mendtë e mbrëmjes dëri në darkë dhe kismet do vendosim deri atëherë”, tha Balla, raporton A2CNN. (A2 Televizion)