"Minë me sahat”, Qafoku nxjerr shifrat: Rama ndërron 3 ministra të Brendshëm në vit

Nga A2 CNN
22 Shtator 2026, 21:51 | Politikë

Gazetari Roland Qafoku ka komentuar ndryshimet e shpeshta në kabinet gjatë viteve të qeverisjes së Edi Ramës, duke theksuar se ka një mungesë stabiliteti në ekzekutiv. 

Ndërkohë që Rama ka hyrë në vitin e 14-të si kryeministër, Qafoku zbulon shifrat, ku gjatë kësaj periudhe ka punuar me 72 ministra, 6 zv.kryeministra, 10 ministra të Brendshëm, 7 ministra të Jashtëm dhe 5 drejtorë të SHISH-it.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Qafoku vuri në dukje ndër të tjera se posti i ministrit të Brendshëm është një minë me sahat në Shqipëri.

 “Z.Rama ka hyrë në vitin e 14 si kryeministër dhe ka punuar me 72 ministra deri më sot, me 6 zv.kryeministra, me 10 ministra të Brendshëm, me 7 ministra të Jashtëm dhe 5 drejtorë të SHISH-it. Tre ministra të Brendshëm për një vit. Mesatarja e një ministri të Brendshëm është një vit e dy muaj. E drejtorit të SHISH dy vjet e 6 muaj. Ka një domethënie të madhe që nuk ka stabilitet një kabinet. Fotoja e kabinetit të parë është zhdukur, s’ka asnjë ministër, vetëm z.Rama është. Mirela Kumbaro ka qenë në fillim fare dhe z.Rama. Kjo tregon mungesë stabiliteti. Por që kemi 10 ministra të brendshëm në 13 vjet, kjo tregon shumë, jo vetëm që posti i ministrit të Brendshëm është një minë me sahat… Mungesa e stabilitetit të qeverisë duket”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos