"Ministri u akuzua se goditi gazetarin", Arben Malaj: Si u dorëhoq Luan Rama në qeverinë Nano

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2025, 21:11 | Politikë

"Ministri u akuzua se goditi gazetarin", Arben Malaj: Si u

Në lidhje me çështjen se si një ministër duhet të sillet kur merret i pandehur nga drejtësia, Arben Malaj solli në vëmendje rastin e ministrit Luan Rama i cili dha dorëheqjen në kohën kur ishte ministër i Brendshëm vetëm sepse u akuzua që kishte dhunuar një gazetar në një protestë.

Në Off the Record, Malaj shtoi se dorëheqja në politikë është diçka morale dhe integriteti i të zgjedhurve testohet më mirë në kohë krizash.

“Dorëheqja është diçka morale. Ne kemi pasur një rast, kur Luan Rama në një protestë u akuzua se kishte goditur një gazetar. Në momentin që kjo u bë sensibile dhe pati protesta. Atëherë u pa e arsyeshme që të jepte dorëheqjen si ministër i rendit. Në jo pak raste kur shikojnë se agresiviteti i akuzave kërcënon stabilitetin e shtetit, japin dorëheqjen.

Thelbësore në angazhimet publike është integriteti dhe ai testohet më mirë në kohë krizash. Unë besoj se çfarë vendimi të marrë kushtetuesja, Rama është i detyruar të marrë disa vendime konkrete”, tha Malaj në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos