Ministrja e Jashtme daneze: Nëse vazhdoni me këtë ritëm, anëtarësimi i Shqipërisë do jetë i shpejtë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 09:21 | Politikë

Ministrja e Jashtme daneze: Nëse vazhdoni me këtë ritëm,

Marie Bjerre, ministrja e Jashtme e Danimarkës, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren Marta Kos, tha se nëse Shqipëria vazhdon me këtë ritëm, do të jetë shumë shpejt anëtare e Bashkimit Europian.

“Zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Sot ne po japim një tjetër rezultat. Nëse Shqipëria vazhdon të njëjtin drejtim, me të njëjtin ritëm, anëtarësimi do arrihet në një të ardhme të afërt”, tha Bjerre, shkruan A2.

Ajo shtoi më tej se Shqipëria i përket familjes evropiane.

“Shqipëria i përket familjes evropiane. Falenderoj Edi Ramën për bashkëpunimin gjatë këtij 6-mujori, është mbresëlënëse se sa shpejt po jepni rezultate. Vazhdoni kështu dhe do të jeni pjesë e BE së shpejti”, tha ajo.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos