Projektligji i Reformës Zgjedhore pritet që të depozitohet në Kuvend brenda datës 1 Korrik 2024.
Ky është synimi i grupit të punës për reformat, i cili ka miratuar në mbledhjen e kësaj të hëne dhe kalendarin e punës .Sipas dokumentit të dakordësuar nga përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës, deri në datën 1 Korrik do të diskutohet çështjet e veçanta në projektligj dhe pasi të kenë marrë konsensusin e të dyja palëve do t’i dërgohen për ekspertizë dhe ODIHR dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, grupi në mënyrë konsensuale dhe kur e konsideron të arsyeshme, i drejtohet për mendim këshillimor ODIHR-it duke i paraqitur çështjen për të cilën nuk ka dakortësi politike. Sipas kalendarit të punës takimi i radhës është caktuar më 18 prill ku do të diskutohet në lidhje me zgjedhësit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve. (A2 Televizion)