Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK: Kush bord o zemër?

Nga A2 CNN
18 Qershor 2026, 16:34 | Politikë

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka dalë këtë të enjte nga ambientet e SPAK, ku ka folur para gazetarëve për materialet hetimore që, sipas saj, i janë vënë në dispozicion, duke u ndalur veçanërisht te komunikimet telefonike të përfshira në dosje.

Kryemadhi deklaroi se një pjesë e madhe e akuzave mbështeten në mesazhe telefonike, të cilat sipas saj janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe interpretuar në mënyrë të gabuar.

Ajo u ndal te komunikimet me ish-kreun e AKEP-it, Piro Xhixho, duke theksuar se në asnjë rast nuk ka pasur biseda me të lidhur me pretendimet e SPAK-ut për korrupsion apo shpërdorim detyre.

Kryemadhi lexoi para mediave disa mesazhe të shkëmbyera me kryeministrin Edi Rama në tetor të vitit 2014, të cilat sipas saj kishin të bënin me procesin e rilicencimit të AMC-së dhe çështje që lidhen me funksionimin e AKEP-it.

“Në një nga mesazhet i shkruaj Edi Ramës: ‘E di që je i lodhur, por më thotë Pirro se duhet me e mbyll me bordin e vjetër. Nesër nëse mundesh me e zgjidh, por të jenë të dy bashkë edhe Ahmetaj edhe Milena, që të rrinë në një fjalë se bëhet rrëmujë’”, tregoi Kryemadhi.

“Jam kënaqur me këto mesazhe. Si ke sa shumë i paskam dashur. I paskam ruajtur se paska pasur shumë gjëra të bukura”, u shpreh ajo.

“Plus, siç e di ti, pavarësisht çudive që na kanë ndodhur e ia kemi bërë njëri-tjetrit, ne të dyve na bashkon shija, shija dhe shija. Është çudi më vete”, lexoi Kryemadhi një nga mesazhet e përfshira në komunikim.

 

Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK: Kush bord oMonika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK: Kush bord oMonika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK: Kush bord oMonika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK: Kush bord o (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos