Mori të dielën bashkinë e Himarës, Rama në kafe me Vangjel Tavon

Nga A2 CNN
7 Gusht 2024, 11:18 | Politikë

Mori të dielën bashkinë e Himarës, Rama në kafe me

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto  bashkë me kreun e bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo.

“Me Vangjelin, kryebashkiakun e Himarës, për punët në vazhdim, projektet e reja të këtij mandati dhe planin strategjik Himara 2030”, shkruan Rama në Facebook.

Vangjel Tavo u shpall fitues i zgjedhjeve lokale në Himarë pas ditë më parë, pasi mori 1477 vota më shumë se rivali i tij Petro Gjikuria.

Himarë shkoi në zgjedhje pasi Apeli dënoi me 2 vite burg Fredi Belerin, i cili nuk arriti ta marrë mandatin ndonëse fitoi me diferencë të ngushtë zgjedhjet e vitit të kaluar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos