Gazetari Mentor Nazarko mendon që krerët e partive të vogla politike po tentojnë ta kalërojnë protestën qytetare para Kryeministrisë, e cila ka hyrë në ditën e katërt.
Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nazarko vë në dukje se e njëjta gjë ndodhi gjatë protestës së studentëve.
“Një nga arsyet pse protesta është e bukur, është autentike, në ideimin apo shpërthimin e saj është pikërisht mungesa e kokës drejtuese. Së dyti kur flitet për mungesën e kokës, afërmendësh edhe këtu jemi në kushtet e legjitimes, që një protestë kaq e bukur të shfaqet në Tiranë me fëmijët që protestojnë me baballarët dhe përkujdesin për të mos patur akte dhune, kjo është diçka shumë joshëse për këta liderët që tentojnë të sfidojnë duon e famshme Rama-Berisha, kjo është arsyeja pse po shikojmë disa prej tyre, liderë të partive të vogla që tentojnë ta kalërojnë këtë protestë, apo ta personalizojnë atë. Kështu ka ndodhur edhe në protestën e studentëve. Njëri prje këtyre liderëve që i ngjan Trockit me idetë e veta. Kështu bëri me studentën e studentëve, synonte ta udhëhiqte atë”, tha Nazarko. (A2 Televizion)