Ndalimi i dinarit, Rama në mbrojtje të Kurtit: Kosova ka të drejtën për të zbatuar kushtetutën e saj

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2024, 14:33 | Politikë

Ndalimi i dinarit, Rama në mbrojtje të Kurtit: Kosova ka të

Pas vendimit të Kosovës për të ndaluar dinarin, si edhe eliminimin e strukturave paralele serbe në veri të vendit, ka pasur edhe një reagim nga ana e kryeministrit Edi Rama. Nisur nga presioni i shtuar ndaj Prishtinës zyrtare, kreu i qeverisë i ka dalë në mbrojtje Kosovës, duke thënë se ka të drejtën për të zbatuar Kushtetutën e saj, sidomos pas ngjarjes së ndodhur në Banjskë.

Ai shkruan se Albin Kurti do duhet të të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, megjithatë thekson se pas asaj që ndodhi në Banjkë, është shumë e rëndësishme për t’u ruajtur balanca.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe sensin e balancës”, shkruan Rama.

Ky reagim erdhi pasi Banka Qendrore e Kosovës urdhëroi që nga 1 shkurti në tërë territorin e vendit të përdoret si mjet pagese euroja, që do të thotë se serbët në veri të Kosovës nuk mund të përdorin më dinarin për pagesa, pensione etj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos