
Kryeministri Edi Rama mbërriti gjatë orëve të mbrëmjes në Kuvend, ku sot po mbahet seanca maratonë që pritet të përmbyllet me votimin për Reformën Territoriale.
Drafti i Partisë Socialiste parashikon shkrirjen e disa bashkive, duke e reduktuar numrin nga 61 në 46.
Mazhoranca i argumenton ndryshimet me faktin që bashkimi do t’i bëjë bashkitë më efiçente, ndërkohë që opozita pretendon se pr.ligji nuk është konsultuar me qytetarët.
Ndërkaq, sot u zhvillua edhe një protestë para Kuvendit, ku përpos qytetarëve pjesë e tubimit ishte edhe opozita. (A2 Televizion)