Gazetari Neritan Sejamini ka kritikuar kulturën politike në Shqipëri, duke theksuar mungesën e standardeve demokratike, sidomos sa i përket dorëheqjes së drejtuesve pas humbjeve elektorale. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai solli në vëmendje shembullin e presidentit të parë amerikan, George Washington, i cili u largua vullnetarisht pas dy mandateve, duke vendosur një standard moral që u ndoq për dekada.
“George Washingtoni që ishte komandanti i ushtrisë kontinentale që drejtoi luftën për liri e pavarësi të popullit amerikan, u zgjodh dhe presidenti i parë. Ju kërkua. Atëherë ishte turp të bë të bëje fushatë zgjedhore dhe partitë më të vjetra në botë janë partitë amerikane dhe britanike. Në qoftë se ne flasim për partitë politike, për demokracinë, duhet të vemi tek Amerika dhe te Mbretëria e Bashkuar. George Washingtoni u zgjodh president, bëri mandatin e parë, bëri mandatin e dytë dhe u vendos të largohej vetë kur të gjithë i lutën. Në momentin e parë iu lutën që ta quanin dhe mbret, ju lutën që t'i thërrisnin shkëlqesia e tij dhe i hoqi të dy titujt dhe një nga gjërat dalluese të Amerikës sot është që presidenti i thuhet zoti president dhe asgjë më shumë nuk ka. Ne e kemi shkëlqesia e tij. Dhe ky njeri dha dorëheqjen”, tha Sejamini në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Ai theksoi se në Shtetet e Bashkuara kufizimi me ligj i mandateve erdhi vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, pasi më herët respektohej si normë morale.
“Deri në luftën e dytë botërore asnjë amerikan nuk e dinte që nuk kishte kufizim mandati në Amerikë. Vetëm kur për shkak të Luftës botërore u zgjodh katër herë, u zgjodh katër herë presidenti Roosevelt. U zgjodh herën e parë, u zgjodh herën e dytë, u zgjodh herën e tretë dhe të katërt gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kur amerikanët e panë që një president, askush deri atëherë nuk ishte guxuar të rrinte më shumë se dy herë, sepse shembulli që vuri Washingtoni ishte një standard i jashtëzakonshëm. Kur Washingtoni bëri dy mandate, nuk ka burrë tjetër që mund të bëjmë shumë dy mandate dhe vetëm gjatë Luftës Dytë botërore kur për shkak të luftës nuk dolën kandidatë të tjerë pati shumë probleme, amerikanët kuptuan që mandati në Amerikë nuk qenë ka i kufizuar. Pra ka qenë një rregull moral dhe një standard i vetë zbatuar dhe pastaj menjëherë sa panë këtë gjë skandalizuan dhe bënë një amendament në vitin 1940 e ca apo 50 e ca e kufizuan në dy mandate” tha Sejamini në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas tij, ky model mungon në politikën shqiptare, ku drejtuesit e partive vazhdojnë të qëndrojnë në krye edhe pas humbjeve të njëpasnjëshme. Sejamini përmendi dy momente që, sipas tij, mund të kishin ndryshuar rrjedhën e demokracisë në vend, humbjen e zgjedhjeve nga Edi Rama në vitin 2009 dhe atë të Lulzim Bashës në vitin 2021. Në të dy rastet, ai argumenton se mungesa e dorëheqjes dhe rikandidimi për drejtimin e partive përforcuan një model ku lideri nuk largohet pavarësisht rezultateve.
“Ka pasur dy momente të rëndësishme të cilat mund të kishin ndryshuar edhe rrjedhën politike, por demokracinë në përgjithësi në Shqipëri. Këto momente janë viti 2009, kur zoti Rama humbi zgjedhjet dhe nuk dha dorëheqjen. Erdhi në pushtet në krye të Partisë Socialiste duke e vendosur standardin që ai që nuk fiton zgjedhjet të largohet dhe nuk kandidon më. I humbi zgjedhjet në 2009. Ky hap ishte një mundësi e humbur për politikën shqiptare që vendoste një standard. Po ta kishte vendosur zoti Rama standardin në 2009-n siç e premtoi, ndoshta do kishte ndryshuar rrjedha në partitë politike. Momenti i dytë është në vitin 2021 kur zoti Basha humbi zgjedhjet për herën e dytë. Partia Demokratike, të gjithë Partia Demokratike që sot flasim për demokraci e zgjodhën për herë të tretë humbësin, e zgjodhën në mënyrë anonime me 90 e ca përqind të votave edhe duke manipuluar votat kundër kundërshtarit i tij zotit Shehaj, e zgjodhën prapë kryetar të Partisë Demokratike dhe ti kupton që ke një parti, ku anëtarësia dhe gjithë të tjerët kanë mendësinë që prijësi nuk ikën kurrë. Edhe ky ishte një moment i cili po të ish shfrytëzuar, pra që zoti Basha të mos kishe kandiduar ose ta kishin votuar anëtarët, ndoshta dhe rrjedha në Partinë Demokratike nuk do kishte ndodhur dhe sot nuk do ishim në këtë lloj situate. Ta kam fjalën që ligji ka një vlerë se këtu do të dalë, por shpeshherë historinë e bëjnë shembujt konkretë dhe njerëzit konkretë”. (A2 Televizion)