Partia Socialiste do të ketë një ndryshim në listën e drejtuesve politikë në qarqe për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe nuk do të jetë më drejtues politik në Dibër, por do të angazhohet në zonën e Kombinatit, në Tiranë.
Gonxhe e ka konfirmuar këtë ndryshim duke iu përgigjur interesimit të A2 CNN. "Po! Angazhimi im politik do të vijojë për Bashkinë Tiranë, Qarku Tiranë, duke u përqendruar tek Njësia 6 (Kombinat)", është shprehur Gonxhe.
Kujtojmë se Gonxhe u zgjodh për të drejtuar fushatën e PS në qarkun e Dibrës në shtatorin e këtij viti nga kryeministri Edi Rama. (A2 Televizion)