Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve, i shkojnë në zyrë Mediu, Shehi, Duka dhe Dule

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2024, 10:10 | Politikë

Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve, i shkojnë në

Presidenti Bajram Begaj ka nisur këtë të mërkurë konsultimet për të caktuar dhe dekretuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025.

Të parët që kanë shkuar në zyrën e Begajt janë Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule, raporton A2 CNN.

Drejtuesit e katër partive opozitare, LZHK, PR, PAA dhe PBDNJ kanë nisur takimin në Presidencë nga ora 10:00.

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, por edhe përfaqësuesit e KQZ janë thirrur në takim nga Presidenti ditën e hënë.

Sakaq pritshmëritë janë që të caktohet një prej datave, 4 ose 11 maj si datë e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos