Deputeti demokrat Ivi Kaso dhe juristi Indrit Sefa debatuan në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli mbi votën e diasporës.
“Duhet të ndajmë betejën për princip që ka bërë zoti Haçka për votën e diasporës, me cedimin nga operatori ndërkombëtar”, tha Kaso.
“Po pse, DHL-ja e ka fajin? Pse, në Danimarkë po bëje zgjedhje ti? Ti kishe të gjithë OSHEE-në në fushatë”, u përgjigj Sefa.
Sipas Kasos, “guri i provës ishte zgjedhje e një operatori ndërkombëtar jashtë konfliktit të interesit”.
“Rama bëri xhiro rreth botës me paratë e shqiptarëve kur nuk ishte akoma vota e diasporës. Juve si gazetarë duhet t’ju shqetësojë kjo, se çfarë bëri Rama me paratë e shqiptarëve kur në Kod nuk ishte ende vota e diasporës. Ne betejat po i bëjmë dhe ju vini e bëni gallatë. Pastaj, ne opozita e kemi prapë fajin. Kur Rama shkoi Rama në Londër, Selanik e Romë, askënd nuk kam dëgjuar të thotë gjysmë fjale, vetëm opozita ka mbajtur konferenca. Ne nuk u kërkojmë llogari mediave, por të bëni gallatë dhe të thoni që ne nuk e paskemi vënë ujin në zjarr, këtë nuk e pranoj”, deklaroi Kaso. (A2 Televizion)