Shqipëria është bërë i pari vend në botë, që ka një minister virtuale me emrin ‘Diella’, të krijuar me Inteligjencë Artificiale.
Ishte data 11 shtator, kur ‘Diella’ u prezantua si pjesë e kabinetit qeveritar, teksa mori vëmendjen e mbarë mediave botërore, shkruan A2 CNN.
Ditën e sotme, Diella u shfaq me një veshje ku solidarizohet me ‘Tetorin rozë’, muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.
Por ajo që habiti qytetarët është se gjatë shfaqjes, ajo dukej teksa ishte me 6 gishta, përcjell A2 CNN. Në dorën e djathtë të Diellës, që e ka mbështetur mbi të majtën, numërohen qartësisht 6 gishta.
Kujtojmë se Diella është ministrja virtuale për të mbikëqyrur prokurimet publike dhe në Presidencë ishte kryeministri Rama që u dekretua se qëndronte pas ‘Diellës’. (A2 Televizion)