
Para nisjes së sesionit parlamentar përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të zhvillojnë takime me kryetarin e Kuvendit. Burime për A2 CNN bëjnë me dije gjithashtu se përfaqësues të ambasadës amerikane do të zhvillojnë takime edhe me kryetarët e grupeve parlamentare.
A2 CNN mëson se në orën 12:00 përfaqësuesit e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të takojnë kreun e grupit socialist Taulant Balla dhe në orën 14:00 kreun e grupit demokrat Gazment Bardhi.
Sesioni i ri parlamentar pritet të nisë më 19 janar, ndërkohë që opozita ka vendosur të protestojë në rrugë deri sa Edi Rama të dorëzohet dhe të formohet një qeveri teknike.
A2 CNN ka raportuar më herët se deri në arritjen e këtij objektivi, demokratët do të ridimensionojnë qëndrimin e tyre në Parlament, edhe pse duken të vendosur që të mos ulen me socialistët për të negociuar reformën zgjedhore dhe territoriales.
Burime për A2 CNN kanë bërë të ditur se të majtët janë të vendosur që të vijojnë punën e dy komisioneve edhe pa PD nëse ata braktisin karriget.
Kokëfortësia politike e mazhorancës shkon përtej, jo vetëm vijimin e reformave por deri në zëvendësimin e anëtarëve të opozitës në këto dy komisione. (A2 Televizion)