Negociatat e anëtarësimit në BE, Rama pasiguri për 2027, BE pret reforma cilësore

Nga Gazment Janku
9 Maj 2026, 13:05 | Politikë

Ambasadori i BE në vendin tonë Silvio Gonzato dhe kryeministri i vendit Edi Rama kanë hapur javën europiane me rastin e Ditës së Europës, që përkon me 9 majin.

Në fjalët e tyre, Gonzato dhe Rama kanë nënvizuar vlerat në bazë të të cilave u projektua dhe më pas u bë realitet BE-ja: liria, barazia dhe demokracia. Këto janë tre shtyllat që çdo vend duhet të plotësojë për t’u bërë pjesë e BE-së dhe në këtë kontekst, kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria është duke plotësuar kushtet dhe kriteret e vendosura dhe u shpreh optimist për mbylljen e kapitujve në vitin 2027, maksimalisht me 6 muaj shtyrje deri nga mesi i vitit 2028.

Ndërsa për ambasadorin e BE-së, edhe pse afatet janë të rëndësishme pasi vënë në një trysni pozitive si BE-në ashtu edhe Shqipërinë, më e rëndësishme për të janë cilësia dhe transparenca e reformave të ndërmarra.

Java e Europës në Shqipëri parashikon një sërë aktivitetesh në qytete të ndryshme të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos