Rama: Nuk ka bllokim të negociatave, KE i ka vlerësuar të përmbushura detyrat e Shqipërisë

Nga A2 CNN
9 Maj 2026, 11:50 | Politikë

Rama: Nuk ka bllokim të negociatave, KE i ka vlerësuar të

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian nuk është bllokuar, duke theksuar se Komisioni Europian i ka vlerësuar të përmbushura detyrat e vendit në këtë fazë.

 Gjatë fjalës së tij në takimin ku është dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato, Rama tha se diskutimet në Bruksel zhvillohen mes Komisionit Europian dhe shteteve anëtare, ndërsa Shqipëria negocion drejtpërdrejt me Komisionin, jo me vendet e BE-së, shkruan A2CNN. 

"Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria me BE-në, por diskuton Komisioni Europian me shtetet anëtare. Shqipëria negocion me komisionin, jo me shtetet. Fazë pas faze, kur komisioni i konsideron të kryera detyrat e një faze shkon tek shtetet për të paraqitur raportin e vet. Komisioni Europian i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë në këtë fazë dhe të ashtuquajtura piketat e ndërmjetme.

Të  thuash që u bllokuan është njësoj si të shesësh ajër. Ky proces ka një nevojë të veçantë për ju, njerëzit që jeni mes këtij procesi dhe opinioni publik, për ta kuptuar si funksionon. Garancitë është njësoj si të thuash, është njësoj sikur të thuash po shkon në luftë dhe çfarë garancie ke për të fituar luftën. Lufta fitohet duke u përpjekur, nuk ka një garanci të shkruar.

Ne e kemi të shkruar. Nuk është diçka e imagjinuar, por është e shkruar, është një kalendar shumë ambicion për të mbyllur negociatat. Për ne është shumë e rëndësishme se çfarë thotë BE, sepse e shikon procesin në mënyrë teknike dhe objektive. Për ne detyra është kaluar dhe vazhdojmë me fazën tjetër," tha Rama.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos