Negociatat për anëtarësim, BE është dakord me hapjen e një tjetër kapitulli

Nga A2 CNN
23 Korrik 2025, 15:50 | Politikë

Negociatat për anëtarësim, BE është dakord me hapjen e

Bashkimi Europian ka ftuar Shqipërinë të hapë një tjetër kapitull të negociatave pë anëtarësim, raporton A2 CNN.

Lajmin dhe dha kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook. “Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5: Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, shkruan Rama.

Deri më tani janë hapur 24 kapituj nga 33 që duhen totalisht për të përfunduar negociatat. Shqipëria synon të hapë totalisht të gjitha klasat deri në fund të vitit 2025 dhe të përfundojë negociatat deri në vitin 2027, me synimin për t’u bërë anëtar i BE-së rreth vitit 2030. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos