Nis protesta e opozitës, Flamur Noka: Opozita nuk mund të pranojë kurrën e kurrës tjetërsimin e votës së shqiptarëve

Nga A2 CNN
16 Maj 2025, 17:38 | Politikë

Nis protesta e opozitës, Flamur Noka: Opozita nuk mund të pranojë

Mbështetësit e Partisë Demokratike u grumbulluan në bulevardin “Zogu i Parë”, rreth orës 17:30, në kryqëzimin te Ministria e Drejtësisë, pranë sheshit “Skënderbej”, ku mbahet samiti i liderëve europianë.

Për mediat, Flamur Noka deklaroi se opozita nuk mund të pranojë “kurrën e kurrës” atë që e quajti tjetërsim të votës së shqiptarëve, shkruan A2.

“Patronazhimi, përdorimi i administratës dhe bandave kriminale ishin ato që ndikuan në tjetërsimin e votës së shqiptarëve. Kjo nuk mund të pranohet kurrën e kurrës. Faktori ndërkombëtar e vuri gishtin mbi plagë. 750 000 pensionistëve iu ble vota me 100 euro. Falja e 150 000 gjobave dy ditë para zgjedhjeve, blerje vote është”, tha Noka.

Ndërsa, kur u pyet nga A2 CNN nëse zoti Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, Noka u përgjigj: “Për të gjithë ju që merrni instruksione te Fuga, kam një përgjigje: Statuti është zbatuar dhe do të zbatohet nga Partia Demokratike me përpikmërinë më të madhe. Në momentin që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira, çdokush brenda nesh do të mbajë përgjegjësi”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos