Pak minuta pasi Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi njoftoi vendimin për hapjen e zarfeve me votat e ardhura nga Greqia, është ndërprerë numërimi. A2 CNN raporton se ende nuk dihen arsyet e ndërprerjes, por numërimi i tyre do të vijojë ditën e nesërme në orën 8:30.
Pak më parë Celibashi mori vendimin për numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga diaspora shqiptare në Greqi.
Ky vendim u mor pas bllokimit të procesit, me kërkesë të PD-së të pranuar nga kryetari i KQZ dhe reagimeve të forta nga mazhoranca se po shkelet ligji dhe Kodi Zgjedhor, sot (16 maj), Celibashi shpalli vendimin duke pranuar kërkesën për vijimin e numërimit.
Ndërkohë ka përfunduar numërimi për të gjitha votat e tjera të ardhura nga diaspora.
(A2 Televizion)