
Efektivë të Policisë së Shtetit kanë nisur të vendosen gardh para Kryeministrisë, ndërkohë që pritet të nisë protesta e radhës kombëtare e thirrur nga opozita në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Reshjet e shiut duket se po shtyjnë disi nisjen e protestës, ndërkohë që ka nisur grumbullimi i qindra qytetarëve para Kryeministrisë.
Më herët A2 CNN raportoi se rreth 1,500 efektivë policie do të angazhohen në terren për mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë protestës së opozitës. Ndonëse nuk dihet skenari i PD-së, si zakonisht është vendosur një kordon metalik që rrethon perimetrin e godinës së kreut të qeverisë.
Ndryshe nga protesta paraardhëse në bulevard nuk është vendosur një podium, dhe nuk pritet të ketë fjalime politike nga lidershipi i PD-së.
Një i moshuar duke folur për A2CNN pak para nisjes së protestës shprehet se: “Kam pension sa për të ngrënë një copë bukë. Pensione marrin deputetët e të tjerët".


(A2 Televizion)