Para Kuvendit, qindra qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër projektbuxhetit të vitit 2025, që pritet të miratohet sot në Kuvend. Protesta është thirrur nga Partia Demokratike, e cila kundërshton me forcë projektbuxhetin e qeverisë për menaxhimin e financave publike vitin e ardhshëm.
Aktualisht, protestuesit kanë bllokuar rrugën pranë Kuvendit. Organizatorët e protestës kanë ngritur një podium, ku do të mbahen fjalime nga drejtues të opozitës, ndërsa një ekran i madh do të shfaqë zhvillimet që po ndodhin brenda Kuvendit, ku pritet të diskutohet dhe votohet buxheti i vitit 2025.
Në përditësim... (A2 Televizion)