Protesta e opozitës| Policia ‘blindon’ Parlamentin, qindra efektivë të pozicionuar

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2024, 15:54 | Politikë

Ditën e sotme, në orën 17:00, opozita ka thirrur protest para Parlamentit, teksa në seancën plenare pritet të votohet projektbuxheti për vitin 2025.

Ndërkohë forca të shumta policie janë pozicionuar rreth selisë së Parlamentit, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

A2 CNN ka siguruar pamjet, teksa duket se një pjesë e madhe e uniformave blu janë të pajisur me skafandra e mburoja.

Gjithashtu në mjediset e Kuvendit është pozicionuar edhe një prej automjeteve që hedh ujë me presion, në kuadër të planit të masave.

Ende nuk dihet se sa do të zgjasë protesta, por ka të dhëna se do të ketë një ndërthurje mes fjalimeve të deputetëve në Kuvend dhe atyre jashtë Parlamentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos