“Nivel prapanice”- Sherr i ashpër në Komisionin e Sterilizimit mes Vokshit e Metajt: Nëse e ke emrin Noc Rroku, ta jap fjalën!

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2024, 12:03 | Politikë

Komisioni Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi u përfshi nga debate të forta mes kryetares Albana Vokshi, deputetit democrat Saimir Korreshi dhe deputetit socialist, Ilir Metaj.

Metaj tha se niveli i diskutimit të opozitës është ulur në nivelin ‘e prapanicës”, ndërkohë që Korreshi tha se herën tjetër do të diskutojë me ‘noc rrokun’, duke nënkuptuar deputetët socialist.

Kjo deklaratë ka sjellë edhe debate në sallë, ku kryetarja Albana Vokshi ka ndërprerë për disa minuta seancën, në të cilën është prezent edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili është prangosur më parë.

Pjesë nga debati në Komision:

Metaj: Juve që në fillim të komisionit, keni ndërtuar një trafik që keni lënë semaforin jeshil për krahun tuaj të djathtë dhe semaforin e kuq për krahun tuaj të majtë. As në ëndrrat tuaja më optimiste ju nuk keni qenë mbi palët. Duhet t’i ndryshohet faqja Shqipërisë. Këtë e keni treguar jo vetëm me fjalët, por edhe me veprat. Ta kuptosh këtë duhet të dalësh jashtë nivelit të prapanicës.

Korreshi: Herës tjetër nuk do të flas me emër, do të flas me noc rrokun. Siç ka thënë kryeministri.

Vokshi: Ti nuk mund të bësh replikë. Nëse ti e ke emrin ashtu (noc rroku), unë ta jap fjalën tani. Mos e prish seancën. Nëse e ke emrin Noc ta jap fjalën, nëse e ke Ilir, nuk ta jap. Nëse sot i keni dhënë Metajt detyrën të prishë këtë komision, dakord, ndryshe do përjashtohesh. Gjeni emrin si e keni e pastaj hajdeni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos