Një ditë pas arrestimit të Ilir Metës dhe pas komunikimit të masës së sigurisë detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin, kjo e fundit në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit sot, ka akuzuar SPAK se procesi ndaj saj është politik për shkak të denoncimeve që ajo ka bërë për inceneratorët.
"Nuk kisha ndërmend ta bëja sot sepse pasi mora vendimin nga gjykata për masën e sigurisë për mua prej 167 faqesh. Nuk isha e qetë mendërisht që ta lexoja me detaje, por duke e parë me përqindjen e asimilimit për të kuptuar se çfarë ndodhte vërtet. Të gjitha pyetjet që më janë bërë në SPAK kanë të bëjnë më kallëzimin penal të Veliajt dhe jashtëqitjeve të tij në SPAK të cilat për mua nuk kanë asnjë vlerë, por për të respektuar këtë institucion, kam qenë shumë korrekte dhe përveç korrektësisë time i kam dërguar prokurorit të çështjes mbi 5000 faqe të dokumentuar me ekspertizë financiare që nga viti ‘95 të familjes sime, mamasë sime dhe të gjithë familajrëve të mi. Mamaja ime ka pasur 3 mijë faqe, ndërsa unë 5 mijë faqe. Kur lexoja materialin shikoja që nuk kisha përshirje të dokumenteve shkresore e ligjore që prokuroria i kishte bërë. Ky proces që ku ka nisur ka qenë politik, si rezultat i denoncimit tim për inceneratorët”.
Duke folur si Monika Kryemadhi dhe jo si bashkëshorte e Ilir Metës, ajo akuzon SPAK-un për nxjerrje të sekretit hetimor.
“Indinjata ime erdhi pas deklaratës së SPAK ku për shkak të këtij ambienti refraktar e mosbesues ata do të ishin më të vërtetë. Jam këtu për të folur si Monika Kryemadhi dhe jo si bashkëshorte e Metës. Janë thirrur familjarë të mi, janë rrëmbyer në aeroporte, janë zhveshur dhe për hir të sekretit hetimor ne nuk kemi folur, se kemi thënë që kjo betejë do vijojë në rrugë ligjore”.
Akuzat për pastrim parash, sipas Kryemadhit janë fatura për operacione të shëndetit të fëmijëve, Metës dhe të saj, ndërsa mohoi operacionet plastike.
"Deklarata e djeshme e SPAK ku fliste për pastrim parash operacione të Monika Kryemadhit ka cenuar nenin 279 të kodit të procedurës penale për sekretin hetimor. Ndihem e fyer kur SPAK-u gënjen kur thotë 106 mijë euro operacione. Në moshën 6 vjeç fëmija im është operuar, pasi mjekët i thanë që kishte vetëm një javë jetë. Ilir Meta nuk ka paguar asnjëherë asnjë shishe ujë, se edhe sot po ta pyesësh sa kushton një shishe ujë nuk e di. Kam paguar unë çdo gjë, drita, ujë. Kam qenë unë ajo që kam marrë edhe rrogën e Metës në bankë. Meta është marrë vetëm me politikë. Nuk kam bërë asnjë operacion plastik se nuk do të kisha turp ta thoja. Kam bërë një mbajtje si të gjitha gratë dhe burrat sot”.
(A2 Televizion)