Frika nga plakja e Partisë Socialistë, mosfunskionimi i FRESSH dhe nevoja për mbështetjen e të rinjve detyroi selinë rozë të krijonte një mekanizëm tëri. Kuvendi Rinor i PS në Pallatin e Kongreseve, më shumë se sa shpalosja e ideve të reja u kthye në një betejë force e drejtuesve politik sipas qarqeve.
Një takim i PS me gjeneratën e re, por me një gjuhë komunikimi po aq të vjetër sa vetë Partia.
Të rinjtë të kthyer nga emigracioni, studentë apo aktivistë të PS dolën në skenë për të marrë pëlqimin e kryetarit, por Edi Ramën e ngriti në këmbë vetëm një djalë nga Përmeti.
Kryeministri Edi Rama e pohoi me zë të lartë domosdoshmërinë e votës së rinisë për të marrë mandatin e katërt.
Integrimi në BE dhe implementimi i teknologjisë në shërbime janë ofertat që Rama hedh në fushatë për të marrë votën me 11 maji.
Ai mori në mbrojtje politike Tiranën, bashki në të cilën, kryebashkiaku, njëkohësisht edhe njëri nga 3 drejtuesit politik të PS po përballet me drejtësinë në një kohë kur të gjithë kanë zbritur në fushatë.
Për të arritur objektivin e tij historik, Edi Rama duhet të bindë shqiptarët për të mos votuar, jo vetëm kundërshtarin e vjetër politik Sali Berishën, por as alternativat e reja.
Në fund të takimit kryeministri Edi Rama i bëri thirrje diasporës që të regjistrohet në KQZ, kur ka mbetur rreth një muaj nga përfundimi i afatit. (A2 Televizion)