Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN aksionin e SPAK, ku pretendohet se u zbulua një grup kriminal, që përcaktonte fituesit e tenderave te AKSHI.
Lita tha gjatë fjalës së tij se biznesmeni Gerond Meçe, që sipas hetimeve të SPAK u mor peng me urdhër të Agasit, ishte parë më herët në Tiranë i shoqëruar me forca të posaçme të policisë, shkruan A2 CNN.
Lita tha gjithashtu se shumë persona privat në Tiranë mbrohen nga gardistë apo punonjës policie, ç’ka sipas tij ngre dyshime për të shkuarën e tyre.
Sipas Litës, ky grup kriminal i zbuluar nga SPAK dyshohet që t’i ketë shtrirë tentakulat edhe te sistemi E-Albania, te tatimet dhe te sistemi Tims, duke ndikuar drejtëpërdrejtë në favorizimin e personave të caktuar.
“Emrat e personazheve dhe kompanive janë të njëjtët persona që dalin te dublimi apo marrja e sistemit të tatimeve. I njëjti grup, të njëjtët emra duket sikur marrin sistemin Tims. Kanë nën kontroll E Albanian, kanë nën kontroll Kadastrën dhe përmes E Albanias futen në të gjitha sistemet e shtetit. Dhe mbi bazën e këtyre informacioneve ekskluzive që merrnin dhe unë nuk dyshoj që është vetëm kjo e tenderave, është një gjë shumë e madhe që ka të bëjë me sigurinë e shtetit dhe me sigurinë kombëtare, që këta përdornin informacione ekskluzive për të dëmtuar apo favorizuar njerëz në gara të ndryshme.
Jo vetëm në gara tenderash, në gara biznesi, por edhe në gara për të kaluar apo mos-kaluar vettingun dhe shumë çështje të tjera. Dhe kur këta emra dalin në shumë vite të ndryshme, në shumë çështje marrjesh databazash, mua më bën të dyshoj se këtu ka diçka më serioze seç duket tani. Ndoshta këtu është gjetur fakti penal siç thotë prokurori dhe i tërhiqen fijet pas faktit penal, por për të çmontuar një gjë shumë më të madhe.
Për të çmontuar kordinatorët, për të çmontuar këtë grupin. Ndoshta edhe rivalin në biznes, sepse unë atë zotin Agron Meçe nuk e njihja, pinte kafe diku në qendër të Tiranës dhe kur e pash që dilte foto nëpër portale nëpër media, e pash me gardistë, me dy gardistë. Dhe më bëri të dyshoj që çështë një person privat, biznesmen privat që mbrohej me gardistë. Dhe nuk më shkoi kurrë mendja që ky person ishte rrëmbyer apo ruhej nga shteti sepse ishte pjesë e një gjëje. Por e pash që ishte me gardistë dhe ka shumë njerëz në Tiranë, persona privat, biznesmenë që ruhej me gardistë.
Zoti Meçe, Gerond Meçe, shoqërohej ose mbrohej nga forcat e posaçme të Policisë dhe jo nga Garda e Republikës, se u shpreha ndoshta gabim, duke mos i njohur nga uniforma”, tha mes të tjerash Lita. (A2 Televizion)